Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ilir Meta takon familjarët e 4 Martirëve të Demokracisë: Do përmbushim amanetin e tyre

Presidenti Ilir Meta ka takuar, familjarët 4 martirëve që humbën jetën më 2 prill të vitit 1991.

Kreu i shtetit në një postim që ka bërë në rrjetet sociale , bën me dije se është takuar me familjarët e katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka. Meta ka thënë se do përmbushin amanetin e tyre duke mbrojtur zgjedhjet e 25 prillit.

POSTIMI I PLOTË

E kisha pritur prej kohësh një takim kaq të ngrohtë e frymëzues me familjarët e katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, por edhe me anëtarë të Shoqatës patriotike “2 Prilli”, me të cilët ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e rëndë ku ndodhen demokracia dhe liritë e të drejtat e njeriut, për shkak të keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit.

Si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë.

Nga Shkodra, zemra e demokracisë, u angazhova para familjarëve të Dëshmorëve se do ta përmbushim amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për të mbrojtur zgjedhjet, të ardhmen europiane të vendit, për të mos lejuar më shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin e shkodranëve e shqiptarëve, për t’i zëvendësuar ata me qytetarë nga vende të tjera.

Postime të ngjashme

850 mijë! Rama bën bilancin e të vaksinuarve në vendin tonë

Dafina Vidishiqi

SHBA dhuron 1 milionë dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri, vetëm 7 raste të reja

Dafina Vidishiqi

Tre variantet e vendimit për Metën, Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Rama takon Sarkozyn në Paris: Privilegj të këshillohem me të për sfidat e Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Meta dhe Rama e përshëndetën vendimin e Holandës për hapje të negociatavе të Shqipërisë me BE-në

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...