Agjencia Zhurnal.mk

Ilire Dauti: Shteti na ka ngarkuar padrejtësisht me borxhe

Tetovë, 5 korrik, Zhurnal.mk – Kandidatja për deputete nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ilire Dauti, bashkë me kandidatët tjerë nga njësia e gjashtë zgjedhore, kanë realizuar takime me banorët e fshatrave Tenovë, Radiovcë e Miletinë në Komunën e Bërvenicës. Dauti kërkoi mbështetje për programin “Shtet për të Gjithë”, që ofron barazi të plotë mes qytetarëve. Theks të veçantë, Ilire Dauti i kushtoi mungesës së investimeve në zonat shqiptare nga ana e qeverive të kaluara.

“Investimet e shumta janë bërë në zonat ku nuk ka shqiptarë, ndërsa borxhi publik që rritet për çdo ditë, i ngarkon edhe qytetarët shqiptarë, padrejtësisht. 6 miliardë euro është borxhi publik. Edhe fëmijët që lindin këtyre ditëve janë të ngarkuar me borxh publik prej 3 mijë eurosh, pa fajin e tyre. Do të ishte e arsyeshme hyrja në borxh nëse kjo do të bëhej për investime të dobishme për ne. Por ne ngarkohemi padrejtësisht me borxh, për shkak se investimet drejtohen diku tjetër, ndërsa borxhin e mbajmë edhe ne”, u shpreh Ilire Dauti nga Koalicioni ASH – AAA.

Dauti ftoi banorët e kësaj ane që më 15 korrik të votojnë ndryshimin duke rrethuar numrin 5 në fletën e votimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!