Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Iliri me uroi se vendosa maskën”/ Rrëfimi i Kryemadhit pasi u rizgjodh kryetare e LSI

Zgjedhje apo votime?! Pak ditë pasi u rikonfirmua si kryetare në një garë pa rivalë, Monika Kryemadhi bëri dallimin mes 30 Qershorit të cilësuar prej saj si proces monist dhe zgjedhjeve në LSI.  

“Në zgjedhjet e 21 nëntorit ne patëm pjesëmarrje 80 e ca përqind pati edhe votim online  dhe rezultati doli menjëherë , në votimet e 30 qershorit  pati një pjesëmarrje as 10 përqind  dhe pas një muaji edhe pse filluan ti ndryshonin ti mbushnin kutiat prap nuk arritën ti kalkulonin matematikisht. Unë do kisha dëshirë të kisha një kandidat,  por nuk do të doja kurrë që kandidati që do ishte përballë meje   të ishte nje kukull që të bënte sikur kandidonte  sepse nuk mendoj që ne mund te fitojmë duke i depersponalizuar njerëzit”.

Pranon se Ilir Meta nuk e ka uruar, por zbulon entuziazmin e bashkëshortit President per vendosjes e maskës për here te pare ne publik.

“Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kuriozë të dijë për pjesëmarrjen, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi”.

Konventa Kombëtare e 5 dhjetorit  do të jetë ajo që do të vendosë për mënyrën sesi LSI  do të dalë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Konventa e 5 dhjetorit do jete konvente  zgjedhore qe do te zgjedhe strukturat drejtuese.  Konventa do jete e qarte jo vetëm sa i përket,   anës programore dhe vizionit te LSI pë zgjedhjet  e 25 Prillit por edhe cili do jete angazhimi  i drejtpërdrejte i  LSI.  Për një gje të jeni te bindur fronti opozitar është kompakt për këtë gjë”.

Për shkak të pandemisë edhe ne Konventën Kombëtare, e cila do te zgjedhe ekipin e ri drejtues të LSI do te ketë një ndërthurje mes votimit online dhe atij  fizik.

Postime të ngjashme

Emrat – Listat e plota për betejën e 25 prillit

S.B.

I përfshihet emri në listën e PD, reagon ish-nënkryetari i bashkisë Shkodër: Nuk kam firmosur asgjë!

S.B.

VOA: Ndryshime dhe të papritura në listat e kandidatëve të PS e PD

S.B.

Edhe në pandemi, shqiptarët të dytët në botë për azil në BE, në raport me popullsinë, për 2020-n

S.B.

Ori Nebiaj kandidate për deputete në listat e PD

T E

Berisha: Nga listat e PD-së pres fitoren e thellë të zgjedhjeve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...