Iljas Veseli do ta zëvendësojë Blerim Bexhetin në vendin e kryetarit të komunës së Sarajit

nga Xh M

Shkup, 10 qershor – Pasi kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, mori mandatin e deputetit, në vend të tij deri në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë Iljas Veseli, këshilltar në këtë komunë.

“E përgëzova misionin e ndërmarrë nga z. Iljas Veseli. Po ashtu shpreha gatishmërinë për mbështetje të parezervë, me të vetmin qëllim që Komuna e Sarajit të ruajë dinamikën e realizimit të projekteve që janë me interes për të gjithë banorët e komunës sonë”, ka bërë të ditur Bexheti në një postim në profilin e tij në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More