Agjencia Zhurnal.mk

Imami nga Peja: Kisha simptoma të rënda, në QKUK më thanë se s’ka teste

Imami nga Peja, Drilon Gashi, po thotë se në QKUK nuk ka teste për COVID-19, pasi që ai shkoi vet me simptoma të rënda.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se pas simptomave të rënda, ka shkuar në repartin e Pulmologjisë, mirëpo përkundër insistimit nuk i është bërë testi.

Gashi shtoi se pas terapisë së marrë aty, ndihet më mirë dhe është vetizoluar në shtëpi.

Postimi i plotë:

E vizitova sot në mëngjes në orën 2 e 30 min. Emergjencën e QKUK-së. Të gjitha simptomat e rënda të gripit i kisha, por testin për Covid në repartin e Pulmologjisë -edhe përkundër insistimit tim- nuk më udhëzuan ta bëj, me pretekstin që “nuk kemi teste”! Megjithëkëtë, pas marrjes se terapisë po ndjehem pak më mirë. Tani jam i izoluar në shtëpi si çdo herë dhe shpresoj të Zoti që të shërohem sa më shpejtë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...