Imane Khelif ndryshon “look” dhe jep një mesazh të fortë për ata që e quajtën transgjinor

nga D V

Pasi fitoi medaljen e artë në Paris dhe u mirëprit si një heroinë e vërtetë në Algjeri, jeta e Imane Khelif nuk është më e njëjta si përpara Lojërave Olimpike.

Pas gjithë diskutimeve që rrethuan praninë e boksieres algjeriane në ring me femrat për shkak të çështjes së interseksualitetit të saj, kampionja olimpike u rishfaq në jetën publike me një “look” totalisht ndryshe nga ai që shfaqi në Paris.

Khelif shihet me tualet dhe me një model krejt tjetër flokësh nga ai me të cilin u mësuam në Olimpiadë.

Në një intervistë për “AP”, Imane foli për atë që ndodhi në Paris dhe të gjitha sulmet e marra.

“Sinqerisht, nuk më pëlqen të përziej politikën me sportin. Sporti dhe politika janë dy gjëra të ndara dhe disa politikanë kanë qenë të padrejtë me mua. Ata nuk kanë të drejtë të thonë se jam transgjinor. Kjo është një fyerje e madhe për familjen time, nderin e familjes sime, nderin e Algjerisë, grave të Algjerisë dhe veçanërisht botës arabe”, deklaroi Khelif.

Boksierja shtoi: “Të gjithë e dinë që unë jam një vajzë myslimane. Nëse dikush dëshiron të më kërkojë falje, unë e pranoj. Por, atyre që nuk kërkojnë falje, u dërgoj një mesazh: Unë jam grua dhe grua do të mbetem”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More