Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Imazhet mahnitëse satelitore të NASA-s tregojnë ndryshimet klimatike gjatë 2020-s

Me pandeminë COVID-19 gjatë 2020-s, viti që shkoi na kujton ashpërsinë e krizave klimatike me të cilat është përballur bota, si thatësira, përmbytje, valë të nxehtësisë, zjarre dhe uragane vazhduan të pengojnë jetën e komuniteteve përreth botës.

Imazhet e disa prej këtyre ngjarjeve klimatike, në pamje të jashtëzakonshme janë marrë nga NASA, satelitët që vëzhgojnë Tokën.

Zjarret

Në një pamje shihet tym që ngrihet drejt juglindjes së Australisë, derisa vendi po përballej me një nga sezonet më të ngrohta që sollën zjarre të shumta.

Sezoni i zjarreve në Australi është gjithmonë e rrezikshme, por kushtet gjatë vitit 2020 me gjithë flakët e zjarret që u përhapën i bënë të vështira kushtet për zjarrfikësit.

2020 ishte edhe një vit për t’u kujtuar për banorët e Californias, Oregonit e Washingtonit ku zjarret vdekjeprurëse bën që qindra mijëra njerëz të viheshin nëpër strehimore pavarësisht pandemisë.

Në imazhin e datës 9 shtator shihet një shtresë tymi, shkruan CNN.

Image

Thatësira

Fotoja tregon lumin e tharë Parana të Argjentinës. Një periudhë e pazakonshme e zgjatur e motit të nxehtë dhe thatësire në Brazil, Paraguay dhe Argjentina bëri që lumi të shkonte në nivelet më të ulëta që prej dekadash. Jo vetëm që kjo thatësirë shtoi aktivitetin e zjarreve në zonat bujqësore, por ndikoi edhe në bizneset lokale dhe banorët.

Image

Uraganet

Uragani Laura, një nga 10 uraganet më të fuqishme në SHBA, ndodhi gjatë gushtit në Louisiana, duke lënë të vdekur të paktën gjashtë njerëz.

Sezoni i uraganeve nga Oqeani Atlantik në vitin 2020 ishte ndër më aktivët.

Image

Postime të ngjashme

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Motrat binjake japoneze bëhen multi-milionere falë video-lojërave për gratë

S.B.

Familja u gjet duke bërë kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm

S.B.

Vajza nuhati këmbët e babit dhe reagimi i saj e bëri shumë persona të qeshnin

S.B.

Elon Musk tregon se çfarë mendon lidhur me armët bërthamore

S.B.

Si është të jetosh në Cameron Airpark të Kalifornisë, e krijuar për pilotët – shtëpitë e të cilëve kanë hangarë si garazhe

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...