Imazhet satelitore tregojnë situatën kaotike në aeroportin e Kabulit, pas ardhjes në pushtet të talebanëve

Se situata në Afganistan është shumë e tensionuar tregojnë më së miri pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku pas ardhjes në pushtet të talebanëve, qytetarët po bëjnë të pamundurën që të largohen nga Kabuli.

Madje në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, Hamid Karzai, mijëra afganë ia mësynë terminalit me shpresën se me aeroplanët transportues ushtarakë do të arrijnë të largohen sikur punonjësit e ambasadave të huaja, transmeton Telegrafi.

Imazhet satelitore tregojnë gjendjen reale në aeroport, ku qytetarët edhe humbën jetën duke tentuar t’i shpëtojnë terrorit të talebanëve – disa ranë nga aeroplanët që po ngriteshin në ajër.

Maxar Technologies nga Japonia është një prej satelitëve që kanë kapur imazhet nga lartë, ku shihet turma e madhe e civilëve duke pritur para aeroplanëve transportues në Kabul. /Telegrafi/

Related posts

Polonia do të vendosë gjendje të jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë për shkak të emigrantëve

D V

Rekord i ri i nxehtësisë ndërsa ‘Lucifer’ përfshin Italinë

Redaksia

Prokuroria nis procedurë kundër Millorad Dodikut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More