Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Imeraj i përgjigjet ‘live’ Bashës: Sulm personal për shkak të dosjeve të tij

Kryeprokrurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka reaguar live liderit të opozitës, Lulzim Bashës në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24.

Në një mesazh të lexuar nga drejtuesi i emisionit, Imeraj thotë se çështja mes saj dhe Bashës është personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

”Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë.”- shkruan kryeprokurorja e Tiranës.

Ndërkohë në një reagim për ‘BalkanWeb’, Imeraj shtoi se presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe se ajo vetë nuk ka rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.

“Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli. Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit.  Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë.”

Nga ana tjetër Basha i cili më parë e konsideroi Imerajn ikonë të krimit dhe korrupsionit që madje as KPK nuk pati guxim ta shkarkojë edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.

Postime të ngjashme

Nga 20 Qershori Gjermania heq kufizimet me Shqipërinë

Bekim Laçi

Zbardhet propozimi i Kadillit për Kryesinë: Të ndërtojmë një PD të bashkuar dhe fituese

Bekim Laçi

Braçe kritikon mediat greke, për javë të tëra vutë shqiptarët në shënjestër

Bekim Laçi

PD mbledh sot Kryesinë, zbardhet mesazhi i Bardhit

Bekim Laçi

Vijojnë punimet për stadiumin e Kukësit, Rama: Gati në shtator me kushte dinjitoze

Bekim Laçi

Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, arrestohet greku

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...