Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka folur për mediat në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bayern Munchen.
Sulmuesi italian është njëri nga top-golashënuesit më të mirë në Evropë në vitet e fundit, transmeton lajmi.net.
Ai para ndeshjes me Bayern Munchen që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve, u shpreh i kënaqur për sfidën.
“Të garosh me Cristiano Ronaldon dhe Robert Lewandowskin për këpucën e artë ka qenë një motiv i madh për mua. Ata janë kampionë absolutë”, tha Immobile.
“Jam i koncentruar në skuadrën time, në atë që mund të bëjmë. Jam i emocionuar që do luaj kundër Bayernit”, tha italiani.
“Të gjithëve na vjen keq qe për këtë sfidë nuk do i kemi tifozët e pranishëm në stadium”, përfundoi Ciro Immobile