Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Imunizimi i punonjësve mediatik fillon të hënën

Shkup, 3 prill – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGPM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, javën e kaluar zhvilluan një aksion për të regjistruar gazetarët dhe punonjësit mediatik për vaksinimin kundër Kovid-19.

Gjithsej 758 persona aplikuan në thirrjen e SPGPM dhe SHGM, nga të cilët 631 i plotësojnë kushtet për fazën e parë për sa i përket kufirit të moshës, sëmundjes kronike, gjegjësisht gazetarë aktivë dhe punonjësve të medias. Këta njerëz do të kontaktohen sa më shpejt të jetë e mundur nga përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore dhe do të informohen për datën e saktë të vaksinimit e cila do të fillojë të hënën në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Të paraqiturit e tjerë të mbetur 127, që ishin kryesisht nën moshën 40 vjeç ose që ishin pjesë e shërbimeve administrative ose të mirëmbajtjes së mediave do të merren në konsideratë në raundin e dytë të imunizimit të punonjësve mediatikë, që është planifikuar të zhvillohet menjëherë pas mbërritjes së dërgesës tjetër të vaksinave, të cilat priten në javët e ardhshme.

Kësaj thirrje iu përgjigj gazetarët dhe punonjësit e mediave nga gjithsej 110 media tradicionale dhe onlajn nga i gjithë vendi.

Në fazën e dytë, të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave do të mund të aplikojnë, si dhe punonjësit e mediave që kanë interes të përfshihen në procesin e imunizimit.

Gazetarët dhe punonjësit e mediave të interesuar, nga e hëna, 4 prill deri të dielën, 11 prill do të mund të aplikojnë përmes redaksive të tyre duke dorëzuar një listë në e-mail: [email protected] vetëm duke dërguar një formular të plotësuar të cilin mund ta shkarkoni këtu.

Aplikimet që dërgohen ekskluzivisht në formularin e përmendur do të pranohen, në të cilat duhet të shënohet personi përgjegjës për kontakt nga redaksia. Personat që janë regjistruar tashmë nuk duhet të riregjistrohen.

Detyrimi për besueshmërinë e informacioneve mbetet në përgjegjësinë e personit përgjegjës të theksuar në formular për të cilën është e nevojshme të theksohet edhe informacionet e kontaktit.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...