Inaugurohet “Qendra Nacionale e Xhudos” në Pejë – nderohen nga presidentja Vjosa Osmani xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi dhe trajneri Driton Kuka

Sot është inauguruar “Qendra Nacionale e Xhudos”, e cila gjendet në Pejë, e ku në inaugurim morën pjesën edhe presidenti Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, drejtuesit e xhudos kosovare si dhe sportistët e këtij sporti.  

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se tashmë xhudistët janë bërë me një shtëpi siç e meritojnë.

“Xhudistët tanë sot janë bërë me një shtëpi, ashtu siç edhe e meritojnë”.

“Historia gjithmonë do të flas për ju. Së pari Majlinda e më pas Distria dhe Nora. Jeni ju që na bëni të mburremi me sukseset tuaja. Fillimet e juaja sigurisht që nuk kanë qenë të lehta. Puna dhe stërvitja e madhe dhe përkushtimi që keni pasur ka sjell suksesin e madh. Ju e zbardhët fytyrën e një kombi tërë”, ka thënë presidentja Osmani.

Presidentja po ashtu ka nderuar me medalje dy kampionet olimpike me titullin “Nderi i Republikës”.

Ndërsa Distria është dekoruar me dy medalje me atë të “Medaljen Presidenciale” dhe “Nderi i Republikës”, pasi që Nora Gjakova më herët është dekoruar me “Medalje Presidenciale”.

Po ashtu është dekoruar edhe trajneri i xhudistëve, Driton Kuka me “Medalje Presidenciale”.

Kurti: Sporti është prioritet shtetëror 

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar të gjithë për qendrën e xhudos, ndërsa ka shtuar se Majlinda Kelmendi do të shpallet “Qytetare me Merita të Veçanta”.

“Kam kënaqësinë  që të jem sot këtu për të shënuar një fillim të ri për sportin e xhudos në Kosovë”.

Shkup, 28 shtator – Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë shumë lidhje të afërta nga e kaluara, por edhe përcaktime për një të ardhme të përbashkët, konkluduan në takimin e sotëm kryeministri Zoran Zaevi dhe anëtari i presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviqi.

Kryeministri Zaev shprehu mirëseardhje të sinqertë për delegacionin e BeH-së dhe theksoi se vizita e Xhaferoviqit është rezultat i vazhdimësisë  dhe jashtëzakonisht marrëdhënieve të afërta pozitive dhe tradicionale të të dyja vendeve.

Zaevi dhe Xhaferoviqi theksuan se të dyja vendet i lidhin edhe interesat e përbashkëta dhe vlerat siç janë anëtarësimi në NATO dhe BE. Në këtë drejtim, kryeministri Zaev tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme ta ndajë me Bosnjën e Hercegovinën përvojën nga procesi inkuadrues deri në anëtarësim të plotëfuqishëm në Aleancën veri-Atlantike.

Sipas Zaevit, me rëndësi të veçantë është që kjo vizitë po realizohet në ditën e sotme, në Ditën ndërkombëtare të Boshnjakëve. Ai e informoi Xhaferovskin se vjen në inspektimin e fazës përfundimtare të ndërtimit të urës “Lulja e Srebrenicës” që mënyrë simbolike dhe reale lidh dy vendbanime në vendin tonë në të cilat jetojnë bashkëqytetarë tanë nga komuniteti boshnjak së bashku me pjesëtarë të komuniteteve të tjera nga komuniteti maqedonas, shqiptar dhe komunitete të tjera.

Në takim u potencua se edhe të dyja vendet njohin potenciale të fuqishme për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shprehën gatishmëri të vazhdojnë përgatitjet për vendosjen e linjës ajrore midis Sarejevës dhe Shkupit të cilat u ndërprenë për shkak të pandemisë dhe nga e cila pritet ta nxisë komunikimin midis të dyja vendeve.

Delegacioni i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës është për vizitë njëditore në vend, ndërsa e udhëheq Xhaferoviqi. 

Related posts

Shtyhet edhe për dy javë fillimi i procesit mësimor

D V

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

D V

SHBA: Po punojmë që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More