Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Incident detar mes SHBA-së dhe Rusisë

Zhurnal Ads

Luftanija John S McCain, e specializuar në gjuetinë e nëndetëseve, po vepronte në Detin e Japonisë (i njohur gjithashtu si Deti i Lindjes), pranë kryeqytetit rus të Lindjes së Largët, Vladivostok.

Autoritetet thanë se mjeti detar kishte hyrë rreth 2 kilometra brenda ujërave të njohura ndërkombëtarisht si të Rusisë.

Moska tha se luftanija ishte paralajmëruar për shkelje të territorit nga luftanija ruse Admiral Vinogradov, e cila ishte vendosur prapa saj.

Në komunikatë detarët paralajmëronin se do të detyroheshin të “përplasnin me forcë shkelësin për ta nxjerrë nga territori.” Marina e SHBA nuk ka komentuar mbi incidentin.

Kjo nuk është hera e parë që luftanija John McCain është përfshirë në incidente detare.

Në 2017, dhjetë detarë amerikanë vdiqën kur ajo u përplas me një cisternë me flamur të Liberisë, çka shkaktoi rrjedhje dhe e nxori mjetin nga shërbimi deri në tetor 2019.

Hetimet mbi incidentin paralajmëronin për një sistem mjaft të komplikuar kontrolli me ekran me prekje për të komanduar forcën e shtytjes së motorëve, si dhe mungesë trajnimi të ekuipazhit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sulmet terroriste në Nice, ‘blindohet’ Franca, siguri maksimale në objektet e kultit dhe shkolla, Ministri i Brendshëm: Do të ketë sërish ngjarje

S.B.

Republikani më jetëgjatë në senatin amerikan, rezulton me Covid-19

S.B.

Trump ndalon investimet në kompanitë që ndihmojnë ushtrinë kineze

S.B.

Raketat që sulmuan ambasadën tonë në Bagdad, erdhën nga Irani

T E

Çka do të lejohet të rihapet dhe çka jo në Austri?

T E

Irani i “konfiskoi” anijen, Koreja e Jugut dërgon ushtrinë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...