Incident në Lojërat Olimpike: Sporti debutues, skejtbordi sa nuk i solli lëndime të rënda Angelo Narvaezit

Angelo Narvaez pësoi një përplasje të dhimbshme në debutimin e skejtbordit në histori, pasi është sporti më i ri i implementuar, por edhe i njohur si i tillë.

 

Skejtbordi është një nga pesë sportet e reja që futen në Lojërat Olimpike, duke sjell një eksperiencë të re.

Narvaez ishte një ndër favoritët për të fituar medalje, por nisja e tij nuk mund të ishte më e keqe dhe e dhimbshme në raundin e parë paraelimiator.

Sportisti rrëshqiti mbi një parmak, e më pas kur ra në tokë sipër skejtbordit, për të mos arritur që të mbante ekuilibrin, duke u përplasur me një shtyllë.

21-vjeçari e pati të pamundur që të vazhdonte garën menjëherë dhe mori disa kohë sa të qetësohej.

Pavarësisht kësaj, ai arriti të kualifikohej në finalen e madhe dhe e mbylli garën i pesti.

Related posts

Zyrtare: Rui Patricio nënshkruan për Romën deri në vitin 2024

D V

SHBA pa medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike, për herë të parë që nga viti 1972

D V

Vjen lajmi i madh nga Brazili, finalja e Copa America luhet me tifozë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com