Maqedoni

Incident në Spitalin e Tetovës, pësojnë edhe policët

Zhurnal Ads

Tetovë, 3 shtator, zhurnal.mk – Dy vëllezër janë ndaluar mbrëmë nga policia e Tetovës pasi më parë ishin sjellë në mënyrë agresive në spitalin klinik me të punësuarit dhe kanë shprehur agresivitet edhe ndaj policëve të cilët kishin shkuar për të ndërhyrë. Vëllezërit kishin ardhur në spital për të ndihmuar më të voglin prej tyre.

“Rreth orës 2.25 të mëngjesit, oficerët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar N.A (47) nga Tetova, i cili u soll në mënyrë agresive dhe u përpoq të sulmonte policët me një send të mprehtë. N.A. u mbajt në Stacionin Policor Tetovë për procedura të mëtejshme. Pak më vonë, rreth orës 3.50 të mëngjesit, oficerët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar edhe personit J.A (42), i cili sillej në mënyrë agresive, dhe ka thyer xhamin e derës së spitalit të Tetovës”, informojnë nga SPB Tetovë.

Gjithashtu, dje rreth orës 21, policët arrestuan tre persona për grabitje të raportuar gjatë ditës.

“Oficerët e policisë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria G.E (18) nga fshati Palaticë, A.J (24) dhe J.Z (23) nga Tetova, për dyshimin se rreth orës 16.30 në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, ka kryer një grabitje mbi 19-vjeçarin nga Tetova L.R. Ata kishin sulmuar fizikisht L.R.”, thonë nga SPB Tetovë.

Të tre personat janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes kundër tyre, do të pasojë një parashtresë e duhur.

Postime të ngjashme

Carovska: Shkollat nuk janë trensmetues të virusit, ato mbeten të hapura

XH,I

75 përqind e qytetarëve ngrohen me dru

T E

Sindikatat do të kyçen në ndryshimet e Ligjit zgjedhor, Penal dhe Ligjin për përgjegjësi civile për shkelje dhe shpifje

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...