Incidentet për Kishën e Toplicës, Komuna e Vrapçishtit jep detaje se çfarë ndodhi

nga Xh M

Përfaqësuesja e Komunës së Vrapçishtit, Resmije Musa ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në incidentin rreth kishës së Toplicës.

Musa tha se pak para se të përfundonin orarin e punës, një grup qytetarësh shkuan para objektit të komunës që siç thotë, teksa mbanin shtufra hekuri e përdornin fjalë të pahjishme, u ngjitën deri në zyrën e kryetarit të Komunës.

Për shkak të tensioneve, Musa thotë se organet e rendit dhe kryetari e kanë paraparë që të caktohet një ditë për takim me qytetarët.

Ndryshe, sot Policia e Tetovës ka kryer kontrolle në hapësirat e Kishës së Toplicës, për të cilën kishte informacione se po bëhen ndërtime.

Kontrolli i policisë erdhi pas denoncimit nga inspektori i urbanizmit të Komunës së Vrapçishtit, i cili pretendon se në vendin në fjalë realizohen punë ndërtimore të jashtëligjshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More