Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Incidenti në Nashvill mund të ketë qenë “sulm vetëvrasës”

Shpërthimi i një kamioni në Nashvill të SHBA-së, në Ditën e Krishtlindjeve, ka qenë me gjasë “sulm vetëvrasës”, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë të zbatimit të ligjit.

Hetuesit janë duke kryer teste të ADN-së, pasi mbetje njerëzore janë gjetur afër vendit të shpërthimit të fuqishëm.

CNN citoi një zyrtar të FBI-së të ketë thënë se agjentët nuk janë duke kërkuar të dyshuar të tjerë, pasi mbetjet njerëzore janë gjetur.

CBS News tha se teoria kryesore tani është se subjekti mund të jetë vrarë në shpërthim.

Shtëpia e një personi të mundshëm me interes është kontrolluar të shtunën në periferi të qytetit Nashvill.

Autoritetet nuk kanë pranuar ta identifikojnë personin në fjalë.

Tre vetë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, ndërsa janë dëmtuar rëndë disa ndërtesa historike.

Motivi për shpërthimin nuk është përcaktuar ende.

Pasi vizitoi vendin e ngjarjes, Bill Lee, guvernator i shtetit Tenezi, ku ndodhet Nashvill, tha se “është mrekulli që askush nuk është vrarë”.

FBI është duke hetuar incidentin dhe kërkoi nga publiku informacione që mund të ndihmojnë.

Ndërkohë, bizneset dhe personalitetet televizive kanë ofruar më shumë se 300,000 dollarë për të kapur përgjegjësit.

Postime të ngjashme

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

Belgjikë, shkon mbi 22 mijë numri i viktimave nga Covid

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...