Indeksi i transparencës së vetëqeverisjes lokale: Standarde të ulëta për konsultime, transparencë, monitorim dhe kontroll në punë

Shkup, 22 shtator – Njësitë e vetëqeverisjes lokale zbatojnë standard të ulëta për konsultime, transparence, monitorim dhe kontroll në punën e tyre, treguan të dhënat nga hulumtimi I Fondacionit për internet dhe shoqëri Metamorfozis.

Në kuadër të projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare, Metamorfozis bëri vlerësim të gjendjes së sundimit të mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Vlerësimi është rezultat I huloumtimit të bërë në bazë të Indeksit të hapjes, zbatuar mes 1 qersjorit dhe 15 korrikut të këtij viti.

Në hulumtim u përfshinë të gjitha 80 NJVL dhe Qyteti I Shkupit. Sipas të dhënave, komunat u vlerësuan përmes 139 treguesve, të ndarë në katër sfera dhe nëntë nën-sfera. Krahas kësaj, u kontrolluan edhe formatet e të gjitha dokumenteve të publikuara në ueb faqet e komunave, përmes spheres horizontale të dhëna të hapura.

“Ekzistojnë dallime të mëdha në transparencën mes komunave, posaçërisht mes rajoneve planore – në rajonin planor juglindor ka transparence mesatare prej 34 për qind, përderisa në atë të Pollogut është 19 për qind. Qasja dhe dukshmëria e të gjitha informatave financiare: buxhete, llogari përfundimtare, raporte financiare dhe furnizime publike janë obligim ligjor I komunave dhe ndërmarrjeve publike. Planifikimi dhe shpenzimi I parave publike në mënyrë transparente është angazhim I një pjese ë komunave dhe vërehen praktika të mira të publikimit të informatave në format adekuat të kapshëm dhe të kuptueshëm për qytetarët dhe përfshirje e qytetarëve në caktimin ne prioriteteve për planifikimim financiar”, thuhet në kumtesë.

Sipas të dhënave nga hulumtimi, NJVL përmbushin vetëm 27 për qind të treguesve të përfshirë në nën-sferën transparence financiare. Vetëm nëntë Komuna kanë publikuar buxhet qytetar, me çka shkurtohet mundësia qytetarët, në mënyrë të thjeshtë, përmes grafikoneve dhe ilustrimeve, ta kuptojnë buxhetin.

Nga Metamorfozis informojnë se komunat nuk publikojnë të dhëna për rrogat e funksionarëve dhe kompensimeve të anëtarëve të Këshillit të komunave.

Rezultatet e plota dhe raporti për vlerësimin e gjendjes së sundimit të mirë të NJVL në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 do të jenë të kapshme nesër në ueb faqen e Fondacionit Metamorfozis.

Related posts

Shahpaska: Vazhdojmë të investojmë në zgjerimin e kapaciteteve të çerdheve për fëmijë

Redaksia

VMRO-DPMNE: Spitali në Tetovë është lëshuar pa leje për përdorim

D V

Qeveria do t’i mbajë seancën e 85-të dhe 86-të

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More