Agjencia Zhurnal.mk

INDEP: Kosova drejt implementimit të “Agjendës 2030” për zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë, 1 korrik – Zhurnal.mk – Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH-GIZ përmes grantit të financuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ka organizuar konferencën “Lokalizimi i Agjendës 2030 – Sfidat dhe mundësitë për përmbushjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Adoptimi i Rezolutës për Miratimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) – Agjenda 2030 në Kosovë nga ana e Kuvendit të Kosovës, sipas INDEP-it ka hapur rrugën për krijimin e mekanizmit ndërinstitucional për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Drejtori ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi, tha se edhe pse Kosova nuk është pjesë e OKB-së, asaj nuk ia ndalon askush të bëjnë një agjendë të ngjashme siç është Agjenda 2030.

Ndërsa, koordinatorja për zhvillim e OKB-së, Ulirika Richardson, tha se Kosova është duke e zhvilluar një fond të OZhQ-së dhe kjo do mundësojë implementimin e OZhQ-së e sidomos në nivel lokal, raporton EO.

Kurse, drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber, tha se OZhQ-ja nuk është përkushtim vetëm për shtetet që janë në zhvillim, por për gjithë globin.

“Puna jonë është që të fusim këtë strukturën ndërkombëtarë dhe Kosova nuk është shteti i vetëm që po punon me këtë skemë. Jemi në kohë kur marrëveshjet ndërkombëtare nuk po zbatohen edhe aq por OZhQ-të janë qëllim i përkufizimit të pranuar ndërkombëtarë i lidhur me qëndrueshmërinë”.

Këto dokumente do të shërbejnë si mjet udhëzues për këto komuna si dhe komunat tjera që të angazhohen për planifikimin e zhvillimin e politikave në përputhje me Agjendën 2030. Ndërsa, në të njëjtën kohë, do të ofrojë një pasqyrë të përditësuar mbi progresin e shënuar në Kosovë karshi Agjendës 2030.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...