Agjencia Zhurnal.mk

Indi, Modi pranon ftesën e Trump për samitin e G7-s

Kryeministri indian Narendra Modi ka pranuar ftesën e presidentit SHBA për të marrë pjesë në samitin e radhës të G7-s, deklaruan zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë.

Në një telefonatë me kryeministrin Modi dje në mbrëmje, presidenti Trump foli për presidencën amerikane të G7-s dhe shprehu dëshirën për të zgjeruar fushën e grupimit përtej anëtarësimit ekzistues që do të thotë përfshirja e vendet e tjera të mëdha si India.

Në këtë kontekst, ai i dërgoi një ftesë Modit për të marrë pjesë në samitin tjetër të G7-s që do të zhvillohet në SHBA.

“Kryeministri Modi vlerësoi presidentin Trump për qasjen e tij krijuese dhe largpamëse duke njohur faktin se një forum i tillë i gjerë do të ishte në përputhje me realitetet në zhvillim të botës pas pandemisë”, theksoi zyra e kryeministrit indian në një deklaratë për shtyp.

Kryeministri Modi theksoi se ”India do të ishte e kënaqur për të bashkëpunuar me SHBA dhe vendet e tjera për të siguruar suksesin e samitit të propozuar”.

Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme konfirmuan që Modi e kishte pranuar ftesën dhe do të merrte pjesë në samit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!