Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Indi, punonjësit e shëndetësisë në grevë mes 78.500 rasteve të reja

Rreth 800 punonjës të shëndetësisë në spitalin Hindu Rao me moton “pa pagesë, nuk ka punë” hynë në grevë të martën për shkak të pagave të papaguara për disa muaj.

Qindra mjekë dhe personel infermieror të një spitali të administruar nga qeveria në Delhi me pacientë të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vazhduar grevën e tyre në ditën e tretë, ndërkohë që vendi regjistroi mbi 78.500 raste të reja të virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 800 punonjës të shëndetësisë në spitalin Hindu Rao me moton “pa pagesë, nuk ka punë” hynë në grevë të martën për shkak të pagave të papaguara për disa muaj.

Greva u kthye në protestë mes situatës më të keqe me pandeminë në vend, pasi numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të konfirmuara tejkaloi shifrën 6.8 milionë, prej të cilëve 105.526 kanë vdekur.

India është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë dhe infrastruktura e saj mjekësore aktualisht është nën presion.

Greva ka përçarë kujdesin për pacientët në objektin më të madh të kryeqytetit ku trajtohen pacientët me COVID-19.

Dje, grupi i punonjësve shëndetësore mbanin pankarta dhe thirrnin parulla në portën kryesore të spitalit, duke kërkuar pagat e tyre që nuk janë paguar nga muaji qershor.

“Ne po rrezikojmë jetën tonë për njerëzimin në këtë pandemi. Pagesa e pagave është e drejta jonë themelore dhe vonesat nuk mund të vazhdojnë të ndodhin”, tha Dr. Abhimanyu Sardana për AA, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Rezidentë në spital.

Sardana po ashtu konfirmoi se nga i gjithë personeli i përgjithshëm në spital prej 1.500 personash, të paktën 800 janë në një grevë të pacaktuar duke ndikuar kështu në kujdesin e pacientëve.

India gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 78.524 raste të reja të koronavirusit dhe 971 vdekje.

Me protesta të tilla që janë çështje e përsëritur që kur shpërthimi filloi në Indi, gjykata e lartë e vendit në muajin qershor kërkoi nga qeveria të marrë masa, duke paralajmëruar për rreziqet e “ushtarëve të pakënaqur në luftën kundër pandemisë”.

Në fund të javës së kaluar, pothuajse 5 mijë mjekë të qeverisë në shtetin jugor Karnataka hynë në një grevë për të kërkuar një strukturë të përmirësuar të pagesës nga qeveria qendrore.

Megjithatë, siç raportuan mediat lokale, në përgjigje sekretari kryesor i shtetit kaloi një urdhër të dielën e kaluar, respektivisht “ndalimin e grevave, mos-bashkëpunimit, mos bindjes ose refuzimit të punës në lidhje me shërbimet shëndetësore, mosparaqitjes së raporteve dhe të mosrespektimit të urdhrave të lëshuara nga autoritetet më të larta”.

Ndërkohë, New Delhi ka refuzuar një propozim për të provuar vaksinën ruse Sputnik-V. Në fillim të kësaj jave, autoritetet e kontrollit të ilaçeve në Indi kërkuan nga kompania lokale farmaceutike “Dr. Reddy’s Lavoratoris Ltd.” të kryejë prova më të vogla dhe të paraqesë përsëri një protokoll të rishikuar për shqyrtim për prova më të mëdha.

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...