Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 55.722 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 7.550.273.
Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 579 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, me 579 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 114.610.
Me këtë shifër në vend është shënuar shifra më e ulët e vdekjeve ditore pas tre muajve.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 55.722 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 7.550.273.
Ndërsa numri i të shëruarve deri më tani në vend ka arritur në 6.663.608.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.