Agjencia Zhurnal.mk
Bota

India shënon numrin më të lartë të viktimave ditore nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.329 personave në 24 orët e fundit numri i viktimave shkoi në 278.719.

Me 4.329 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit është shënuar numri më i lartë i vdekjeve ditore deri më sot nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.329 personave në 24 orët e fundit numri i viktimave shkoi në 278.719. Ndërsa me 263.533 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 25.228.996.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë se nga shifrat e publikuara.

Në vend vazhdojnë trajtimin 3.353.765 pacientë ndërsa bëhet e ditur se që nga 27 prilli e deri më tani numri i vdekjeve ditore vazhdon të jetë mbi 3 mijë.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi për stabilizimin e situatës në vendin i cili ndodhet nën efektin e valës së dytë.

Fushata e vaksinimit

Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar me 16 janar, në Indi janë kryer 182.926.460 doza të vaksinës.

Zyrtarët kanë njoftuar se vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.

Instituti i Serumeve të Indisë ka deklaruar se në vend ka mungesë të vaksinave.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...