Agjencia Zhurnal.mk
Bota

India zbulon 6 raste me variantin e ri të Covid 19

Në Indi janë zbuluar gjashtë persona të kthyer nga Britania javët e fundit të cilët  janë  bartës të variantit të ri të Covid 19.  

Të gjashtë pacientët janë mbajtur në izolim, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë të martën, duke shtuar se bashkëudhëtarët e tyre po gjurmoheshin.

 “Kontaktet e tyre të ngushta janë vënë gjithashtu në karantinë,” tha ministria.

India ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Britania deri në fund të muajit, por rreth 33,000 pasagjerë kishin ardhur nga fundi i nëntorit, para se të vendosej  ndalimi, tha ministria.

 India të martën raportoi 16,432 raste të reja të virusit, duke marrë gjithsej deri në 10,22 milion infeksione të konfirmuara dhe 148,153 vdekje

Vendi ka ngarkesën e dytë më të lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...