Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale tregon qytetarët e Punjabit të Indisë duke sjellë një pjesë të qytetit të New York-ut në vendin e tyre.
Ata kanë ndërtuar një kopje të Statujës së Lirisë.
“Diku në Punjab është vendosur Statuja e tretë e Lirisë”, thuhet në mbishkrimin e saj.
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta te përdoruesit e rrjeteve sociale.
“Tani njerëzit mund ta vizitojnë Indinë për të parë Statujën e Lirisë, nuk ka nevojë të fluturojnë në New York”, shkroi një përdorues.
Ndryshe, Punjabi njihet për statuja dhe struktura të ndryshme të çuditshme që zbukurojnë çatitë e ndërtesave.