Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Indonezi, 20 të zhdukur dhe 14 të lënduar nga rrëshqitja e dheut

Kërkimi i të zhdukurve dhe përpjekjet për evakuim të të prekurve nga katastrofa janë duke vazhduar, bëri të ditur Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Të paktën 14 persona janë lënduar dhe 20 figurojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut mbrëmë në rajonin Nganjuk të provincës Java Lindore të Indonezisë, njoftoi Agjencia lokale e Menaxhimit të Fatkeqësive, raporton Anadolu Agency (AA).

Raditya Jati, shefi i Qendrës së Informacionit dhe Komunikimit pranë agjencisë, deklaroi se rrëshqitja e dheut që ndodhi në fshatin Ngetos në rajonin Nganjuk shkaktoi dëme të mëdha në tetë shtëpi.

Jati tha se kërkimi i të zhdukurve dhe përpjekjet për evakuim të të prekurve nga katastrofa janë duke vazhduar.

Ndërkohë, Jati deklaroi se 294 familje janë dëmtuar nga përmbytja e shkaktuar nga shirat e dendur në rajonin Pasuruan në provincën Java Lindore.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës ndodhin shpesh në Indonezi, vend që gjendet në brezin ekuatorial, veçanërisht në periudhën tetor-prill.

Postime të ngjashme

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...