Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Indonezi, lule në det në kujtim të viktimave të avionit të rrëzuar

Zyrtarët dhe të afërmit e viktimave u lutën dhe hodhën lule në vendin ku u rrëzua avioni, mes ishujve Laki dhe Lancang në ujërat veriore të kryeqytetit Xhakarta.

Në kujtim të viktimave të avionit të pasagjerëve të Sriwijaya Airlines që u rrëzua pak pas ngritjes në Indonezi më 9 janar, u hodhën lule në det, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti u organizua nga Agjencia Kombëtare për Shpëtim dhe Kërkim (BASARNAS), ndërsa atje morën pjesë kreu i BASARNAS Bagus Puruhito dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme si dhe të afërmit e viktimave.

Zyrtarët dhe të afërmit e viktimave u lutën dhe hodhën lule në vendin ku u rrëzua avioni, mes ishujve Laki dhe Lancang në ujërat veriore të kryeqytetit Xhakarta.

Ministri i Transportit, Budi Karya Sumadi, në një deklaratë më parë tha se kanë përfunduar aktivitetet e kërkimit të pjesëve të avionit dhe kufomave.

Ndërkohë, zyrtarët e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (KNKT) njoftuan se vazhdojnë punimet e kërkimit të memorjes së brendshme të humbur të kutisë së dytë të zezë të avionit.

Ministri i Transportit i Indonezisë, Budi Karya Sumadi, në një konferencë për media më 9 janar njoftoi se avioni me numër udhëtimi “SJ182” me 50 udhëtarë dhe 12 persona të ekuipazhit, që humbi kontaktet pesë minuta pas nisjes është rrëzuar në një pikë mes ishullit Laki dhe Lancang në brigjet e Xhakartës veriore.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...