Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Indonezi, që nga viti i ri fatkeqësitë natyrore morën jetën e 213 personave

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se në mbarë vendin gjatë periudhës 1 janar – 9 shkurt kanë ndodhur 386 fatkeqësi natyrore si tërmete, përmbytje, stuhi dhe rrëshqitje dheu.

Që nga viti i ri, fatkeqësitë natyrore në Indonezi kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 213 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB) njoftoi se në mbarë vendin gjatë periudhës 1 janar – 9 shkurt kanë ndodhur 386 fatkeqësi natyrore si tërmete, përmbytje, stuhi dhe rrëshqitje të dheut.

Në mbarë vendin negativisht janë ndikuar rreth 2 milionë persona ndërsa kanë humbur jetën 213 si dhe 12.060 të tjerë janë lënduar.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” e cila karakterizohet nga tërmete dhe vullkane të shpeshta, ndërsa vendi është edhe në ndikimin e shirave mosun.

Vendi është nga shtetet që ndikohet më së shumti nga fatkeqësitë natyrore.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...