Agjencia Zhurnal.mk

Indonezi, shpërthime në vullkanin Merapi

Që dje e deri më sot 3 shpërthime kanë ndodhur në vullkanin Merapi që ndodhet në ishullin Java të Indonezisë.

Sipas lajmit të kanalit Metro TV, në vullkanin Merapi në qytetin Yogyakarta shpërthimi i fundit ka ndodhur në orën 05:21 sipas kohës lokale dhe ka zgjatur 180 sekonda.

Autoritetet e rajonit njoftuan se hiri dhe tymi si pasojë e shpërthimit nga krateri i vullkanit është përhapur deri në një lartësi prej 2 mijë metra.

Popullata është paralajmëruar që të mos kryejë veprime në zonën përreth 3 kilometra nga vullkani i cili ndodhet në nivelin e dytë të alarmit (Waspada).

Në vitin 2010, bëhet e ditur se 347 persona humbën jetën nga llava që shpërtheu në vullkanin Merapi, i cili është i lartë 2.968 metra.

Indonezia ndodhet në zonën e ashtuquajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka rreth 130 vullkane aktive.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...