Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Indrit Çobani shpallet “Aktori i Vitit” për rolin e tij tek shfaqja “Ëngjëjtë e Amerikës”, çfarë ndodhi në çmimet Kult 2021

Këtë vit ceremonia e ndarjeve të çmimeve Kult ka qenë modeste dhe pandemia i ka hequr mundësinë artistëve të ecin në tapetin e kuq dhe nën dritat shkëlqyese.

Indrit Çobani ka tërhequr kupën si fitues i çmimit “aktori i vitit”, shpallur nga Akademia Kult. Çobani u vlerësua për rolin e Belize në shfaqjen “Ëngjëjtë e Amerikës”. Në momentin e tërheqjes së çmimit, Indrit Cobani u shpreh se këtë çmim e ndan me të gjithë ata që në këto ditë të acarta për teatrin, po përpiqen të mbajnë ndezur flakën e shpresës.

Çobani falenderoi kolegët aktore, Helidon Fino, Genti Decka, Laert Vasili, Donald Shehu, Luli Bitri, Luiza Xhuvali, Ina Gjonci, Vasjan Lami, stafin e Teatrit Kombëtar, kostumografen Berina Kokona, skenografin Ad Kapo, dhe regjisorin Arben Kumbaro për besimin që i dha në përfshirjen në shfaqjen “Engjëjtë e Amerikës” të cilën e konsideroi një kulminacion në historinë e teatrit shqiptar.

Këtë vit ceremonia e ndarjeve të çmimeve Kult ka qenë modeste dhe pandemia i ka hequr mundësinë artistëve të ecin në tapetin e kuq dhe nën dritat shkëlqyese./Dosja.al/

Postime të ngjashme

Biblioteka e Natyrës, ideja e bukur e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

D V

Folk Fest trazoi atmosferën e Shkupit

Z H

Në sesionin e Komitetit për Trashëgimi Botërore pranohet aplikacioni për ndërtimin e kapaciteteve të Entit dhe muzeut-Ohër

D V

Koncert “Fryma modern e këngës së vjetër qytetare” të Laura Kërliut

Z H

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

D V

Koncert i parë solistik nga Laura Krliu

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...