Shoqata e pambukut e Rajonit Autonom të Xinjiangut Uygur në Kinën veriperëndimore shpërndau një deklaratë duke nënvizuar se pambuku Xinjiang është i një cilësie të lartë.Ata shprehën shpresën se marka japoneze Uniqlo do të rivendosë në përdorim pambukun e Xinjiangut, pas vërejtjeve të fundit nga themeluesi i kësaj kompanie, Tadashi Yanai.
Shoqata theksoi se pambuku nga ky rajon është ndër më të mirët në botë.
Kjo shoqatë theksoi kontributin e dukshëm të këtij rajoni për industrinë globale të tekstilit, duke ofruar pambuk me cilësi të lartë, që jo vetëm plotëson kërkesat e brendshme dhe ndërkombëtare, por mbështet edhe rritjen ekonomike rajonale. Kjo shoqatë tha se industria e pambukut e Xinjiangut ka krijuar vende pune për shumë banorë, duke nxjerrë shumë familje nga varfëria. Falë nismës “Një brez, një rrugë” të Kinës, pambuku i Xinjiangut është bërë një produkt kyç që lidh tregjet globale me cilësinë e tij superiore.
Duke theksuar më tej zhvillimin e rajonit, shoqata vuri në dukje se industria e pambukut në Xinjiang ka bërë hapa të rëndësishëm në mekanizim, qëndrueshmëri dhe inovacion. Industria tashmë krenohet 100% për mbjelljen e pambukut nëpërmjet mekanizimit.Ndërkohë shkalla e mekanizuar e korrjes ka arritur afërsisht 90%. Këto përparime e kanë bërë prodhimin e pambukut një shtyllë thelbësore të ekonomisë lokale, duke kontribuar në rritjen e lulëzimit të popullit të rajonit, tha shoqata.