Agjencia Zhurnal.mk

Industria gjermane e robotikës i shpall luftë Coronës

Përdorimi i robotëve në industri ka qenë një temë mjaft e debatuar. Shumë vetë i trembeshin humbjes së vendit të punës. Por tani në krizën e Coronës po dalin në pah avantazhet e automatizimit.

„Që në fillim duhet thënë, se robotët janë natyrisht të imunizuar ndaj viruseve të Coronës dhe proceset e automatizimit ndihmojnë për të mbajtur prodhimin në lëvizje.” Patrick Schwarzkopf nga Shoqata Gjermane e Prodhimit të Makinerive dhe Pajisjeve, (VDMA) përmbledh avantazhin e punës së automatizuar në kohën e pandemisë. Por ai shton se “megjithatë nuk mund të hiqet dorë nga njeriu në fabrika, e kjo do të mbesë kështu.” Këtë e tregon këto kohë krize të Coronës bashkëpunimi mes njeriut dhe “robotëve bashkëpunues”, të ashtuquajtur “Cobots”, që punojnë dorë më dorë me kolegët e tyre prej mishi e gjaku. “Ata asistojnë punëtorin nga fër, pa pasur frikë se prej tij mund të dalë një rrezik infektimi”, thotë Schwarzkopf.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...