Agjencia Zhurnal.mk

Industria jep parashikimin për numrin e smartfonëve 5G që do të shiten tre vitet e ardhshme

Qualcomm parashikon që shitjet globale të smartfonëve 5G të jenë afro 450 milionë në 2021 dhe 750 milionë në 2022.

Kompania është prodhuesi më i madh në botë i procesorëve mobilë. Më përpara Qualcomm kishte parashikuar 200 milionë telefonë 5G të shitur vitin e ardhshëm ndërsa parashikimi për 2021 përfaqëson një rritje me 125%.

Qualcomm tha se adoptimi i 5G do të jetë më i shpejtë sesa 4G për shkak të komercializimit të tij në Kinë dhe disponueshmërisë së çipeve në disa kategori çmimesh.

Smartfonët e gjeneratës së ardhshme 5G pritet ta bëjnë shikimin e videove ose luajtjen e lojërave mbi rrjete mobile një eksperiencë edhe më të mirë sesa në një lidhje Wi-Fi.

Kompania dhe rivalët e saj pritet të përfitojnë më së shumti nga adoptimi i shpejtë i 5G për shkak se telefonët kërkojnë më shumë çipe për 5G. /PCWorld Albanian

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...