Industrisë së Maqedonisë i janë dhënë edhe dy vjet të tjera për të respektuar standardet e BE-së për ndotjen

nga D. V.

Shkup, 10 tetor – Industria e madhe e Maqedonisë së Veriut do të ketë edhe dy vjet kohë për t’u përshtatur me standardet evropiane të kontrollit të ndotjes.

Muajin e kaluar, parlamenti miratoi Ligjin për Kontrollin e Emetimeve Industriale, i cili transpozon Direktivën Evropiane 2010/75/BE.
Janë vendosur rregulla më të rrepta për fabrikat, termocentralet dhe objektet e tjera industriale, por qeveria ka propozuar që ligji të zbatohet dy vjet nga data e hyrjes në fuqi.

Disa ekspert për “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën maqedonase thonë se afati i gjatë i zbatimit është shumë bujar për industrinë, e cila ata besojnë se ka pasur një status të privilegjuar në aspektin e zbatimit të standardeve mjedisore për dy dekada.
“Ne e dimë që rregullorja e re do të kërkojë kapacitet më të madh administrativ në Ministrinë kompetente të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por periudha dyvjeçare nga miratimi deri në zbatimin e dispozitave është ende shumë e gjatë, duke pasur parasysh se ky ligj ka qenë në zhvillim që nga viti 2019”, thotë Elena Nikollovska nga Qendra për Kërkime dhe Informacion Mjedisor – “Eko-ndërgjegjësim”.

“Institucionet ishin tashmë të vetëdijshme për kushtet dhe nevojat e reja që do të krijonte ligji. Shëndeti i njerëzve dhe i mjedisit është i paçmuar dhe nuk mund të presë”, tha Nikollovska për “Radion Evropa e Lirë”.

Përveç industrisë së madhe që i nënshtrohet lejeve mjedisore të integruara A, ligji do të rregullojë edhe funksionimin e instalimeve më të vogla B përmes një sistemi të integruar të kontrollit të ndotjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More