Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Infektohet me COVID-19 djali i Alexis Tsipras, ish-kryeministri grek karantinohet në shtëpi: Edhe pse jam vaksinuar, s’jam imun

Edhe pse Tsipras i ka marrë dozat e vaksinës anti-COVID, për siguri ka vendosur që të karantinohet për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm.

Djali i ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras, Orfeu është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Për këtë arsye, kreu i Syriza është karantinuar në shtëpi, edhe pse ai dhe gruaja e tij, Betty Baziana, bashkë me djalin Phoebus kanë rezultuar negativë.

Edhe pse Tsipras i ka marrë dozat e vaksinës anti-COVID të Pfizer, për siguri ka vendosur që të karantinohet për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm.

“Koronavirusi vizitoi shtëpinë tonë sot. Natën e kaluar, Orfeu ynë shfaqi simptoma të lehta. Ne bëmë testin në mëngjes dhe pak më parë mësuam rezultatet. Unë, Betti dhe Phoebus dolëm negativë, por Orfeu doli pozitiv. Ata janë mirë dhe si shumica e fëmijëve pritet që ta kapërcejë me lehtësi. Sipas mjekëve, megjithëse i kam bërë të dyja dozat e vaksinës, nuk ka kaluar aq kohë sa të jem plotësisht imun dhe në çdo rast duhet në shtëpi. Jam i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë,”-shkruan Tsipras në Facebook.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...