Shqipëri

Infektohet me koronavirus kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Ja gjendja e saj shëndetësore

Zhurnal Ads

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është infektuar me koronavirus. Ademi i është nënshtruar tamponimit një ditë më parë, ndërsa përgjigjia zyrtare ka mbërritur sot dhe ka rezultuar pozitive.

Mësohet se menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka shkuar në zyrën e saj,  ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk simptoma, por ka dyshuar pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër që kanë patur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve dhe pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.

Disa kohë më parë në bashkinë Shkodër rezultoi pozitive nënkryetarja Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë por ata e kanë kaluar ndërsa sëfundmi është infektuar kryebashkiakja Ademi e cila tashmë është vetëizoluar derisa ta kalojë këtë situatë.

Postime të ngjashme

Ambasadorja Kim mesazh SPAK: Vazhdoni punën e nisur

S.B.

Zjarr në Kryevidh të Rrogozhinës, digjen hektarë ullishtesh, flakët mbërrijnë tek varrezat e fshatit

admin

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...