Agjencia Zhurnal.mk

Infektoi prindërit e moshuar/ Polici i burgut “313” rrezikon ndjekjen penale

I pari person i cili mund të ndëshkohet, përveç administrativisht por edhe penalisht për thyerje të masave kundër përhapjes së koronavirusit është një punonjës i burgut të sigurisë së lartë 313 në Tiranë.

Dyshohet se i riu ka infektuar dy prindërit e tij. Fillimisht ai nuk ka shfaqur simptoma. Si mbartës i virusit ai është identifikuar pasi burgu 313 u shndërrua në vatër infeksioni pas infektimit të 13 personave, punonjës dhe të dënuar.

Para se të bënte tamponin dhe të rezultonte pozitiv, efektivi i qendrës së vuajtjes së dënimit, ka thyer rregullin, duke shkuar te prindërit në Mirditë për të festuar Pashkën.

Dyshohet se prindërit të moshuar dhe me problematika të tjera shëndetësore janë dy rastet e reja me koronavirus të raportuara nga autoritetet shëndetësore këtë të premte.Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama, paralajmëron se ndaj punonjësit të 313-ës do të nisin hetimet.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë.

Duke e cilësuar si një lajm të keq, që duhet të vlejë si mësim për të gjithë, kreu i qeverisë kërkon respektim të rregullave, përgjegjshmëri për veten dhe prindërit në përpjekjen për mos ta përhapur infeksionin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...