Shkup, 4 shkurt – Kryetarja e shoqatës së infermierëve “Për ne”, Gordana Beshlikovska, kërkon që të mos ketë punësime me kontratë për infermierët, por punësim të rregullt, pasi siç thotë në këtë profesion ka deficit të personelit. Ajo shton se urgjentisht duhet të ketë punësim për personelin mjekësor që po punon me vite pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Beshlikovska tha se disa nga infermierët janë detyruar të kërkojnë punë në butiqe, dhe siç theksoi në vend të atyre që kanë punuar një kohë të gjatë me kontratë, janë punësuar persona nga jashtë.
“Ne apelojmë duhet të ketë mënyrë që të respektohet kjo përvojë e motrave medicinale, dhe të zgjidhet ky status. Edhe nëse bëhen konkurse të reja dhe për së dyti nuk punësohen dhe ato qëndrojnë si… si të tregoj… fella e profesionit tonë, që 6-7 vjet kanë qenë në spitale me të njëjetat përgjegjësi si gjithë të tjerët. Ju asnjëherë nuk mund t’i njihni kush është me kontratë në vepër kush është me marrëdhënie të rregullt pune”, tha Gordana Beshlikovska – kryetare e Shoqatës së Infermierëve “Për Ne”.
Zëvendësministri i shëndetësisë Jovica Andonovski thotë se ministria e shëndetësisë i ka dhënë pëlqimet që të vazhdohen kontratat për të gjithë infermierët.
“Ne si Ministri e Shëndetësisë tani më kemi dhënë pëlqime që të vazhdohen kontratat për të gjitha infermieret, ashtu siç tregoi edhe ministri. Në bashkëpunim jemi edhe me fondin, poashtu edhe fondi i ka nënshkruar, dhe të gjithë ato janë te ministria e financave, e cila i përpunon dhe pjesë pjesë i lëshon, nuk kanë arritur deri te të gjithë, në një pjesë të institucioneve presim që javën e ardhshme, në fund të javës së ardhshme të gjitha pëlqimet do t’u shpërndahen institucioneve”, tha Jovica Andonovski – zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Andonovski poashtu tha se deri në fund të muajit mars do të jepen edhe vendimet e punës.