Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Infermieri grek improvizon dhomë të kujdesit intensiv në shtëpinë e tij për t’i trajtuar të afërmit me COVID-19

Infermieri Gabriel Tachtatzoglou nuk ishte ndjerë mirë me opsionet e trajtimit shëndetësor në Selanik të Greqisë, kur gruaja, prindërit dhe vëllai i saj u infektuan me COVID-19. Selaniku është ndër zonat greke me më së shumti raste të konfirmuara me virus dhe spitalet e kujdesit intensiv janë të mbushura.

Tachtatzoglou i cili ishte karantinuar në shtëpi dhe nuk dilte në punë për shkak se të afërmit i rezultuan pozitivë, vendosi që ta sjellë eksperiencën e tij nga kujdesi intensiv dhe të kujdesej për ta.

Ky vendim, thonë familjarët e tij, me gjasë ua shpëtoi jetën atyre.

Tachtatzoglou kishte ngritur një sallë të improvizuar të kujdesit intensiv në nëntor kur ata u infektuan. Ai huazoi dhe modifikoi monitorët, makinat e oksigjenit dhe pajisje të tjera që mund të duheshin.

“Ish i gatshëm t’i zhvendosi ata në spital në çdo moment”, i tha AP-së, ai.

Infermieri tha se vazhdimisht kishte qenë në stres për të vendosur nëse do t’i dërgonte ata në spital në Selanik, që do të thoshte se ata nuk do ta shihnin njëri tjetrin ose ndonjëri do të largohej për diku tjetër.

“Kishte kohë kur isha i dëshpëruar dhe isha vërtet i frikësuar se do t’i humbisja”, tha ai.

Megjithatë, të gjithë të afërmit e Tachtatzoglou u shëruan, ndërsa ai vetë ishte infektuar më pas.

“I kam ndërmarrë masat kur i trajtova ata, por nuk kisha veshjen personale mbrojtëse që i kanë në spitale”, shtoi ai. “Kjo është mënyra se si mund të jem infektuar”.

Greqia me një popullsi 10.7 milionëshe, kishte kaluar fazën e parë të pandemisë me shkallë të ulët të rasteve me koronavirus. Me fillimin e motit të ftohtë, numri i të vdekurve u rrit.

Postime të ngjashme

E bleu vazon për 35 dollarë, tash pritet ta shesë për gjysmë milioni

S.B.

Ndryshimet klimatike kërcënojnë pyjet evropiane

S.B.

Udhëtimi në Tequila për të zbuluar sekretin e prodhimit të pijes së famshme

S.B.

Burri mbetet 14 orë në Oqeanin Paqësor, shpëton jetën duke u kapur në mbeturina të detit

S.B.

Një lojë e thjeshtë për fëmijë ka shqetësuar shumë të rriturit, a dini si ta zgjidhni atë?

S.B.

Njerëzit tmerrohen kur babai ndan videon ku vajza e tij e vogël tërhiqet nën shtrat

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...