Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Infermierja e cila një vit më parë pozoi me shenjat e lodhjes nga pandemia, ngjitet në skenën e ‘Sanremos’ dhe mban fjalimin emocionues

Infermierja 23-vjeçare Alessia Bonari punon në një spital të Milanos.

Në mars të vitit të kaluar, fotografia e saj me shenjat e maskës në fytyrën e saj ishte bërë virale gjithandej.

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza aso kohe postoi në Twitter: “Faleminderit Alessia, virusi mund të zhduket vetëm me angazhimin e të gjithëve”, shkruan la Repubblica.

Nga lodhja e ndërrimeve në departamentet e COVID – ku pranverën e kaluar realizoi një ‘selfie’ me shenjat e maskës në fytyrë që e bëri atë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë – ajo përfundoi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia dhe tani në Festivalin në Sanremos.

Alessia Bonari, një infermiere 23-vjeçare nga Toskana dhe Milano mori vetëbesimin, dhe dhuroi një mesazh të rëndësishëm nga skena e teatrit Ariston.

“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën”, tha ajo, duke folur me me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.

Një apel për të respektuar rregullat anti-ngjitëse, shoqëruar me një nxitje plot shpresë dhe besim në të ardhmen: “Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, u shpreh ajo.

Fjalë të thjeshta, por të përzemërta, për të cilat Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza donte ta falenderonte atë në Twitter, duke shkruar: “Faleminderit Amadeus dhe faleminderit Alessia”, shkroi ai. “Virusi mund të mposhtet vetëm me angazhimin e të gjithëve”. Nga ‘selfie’ që e bëri të famshme pavarësisht vetvetes, që daton që nga ditët e para të marsit 2020.

“Jeta ime nuk ka ndryshuar”, tha infermierja, e cila luftoi në vijën e parë të frontit kundër virusit COVID-19.

Në atë kohë në Instagram ajo kërkoi nga lexuesit e postimit të saj që “të mos e prishin përpjekjen që po bënin, të ishin altruistë, të qëndronin në shtëpi dhe kështu të mbronin ata që janë më të brishtë”.

“Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj coronavirusit, ne gjithashtu mund të sëmuremi, ose akoma më keq”, ishte shprehur infermierja. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

S.B.

Linda Halimi: Kam ende të afërm që nuk më flasin pas martesës me Big D

S.B.

‘Për një javë të mbarë’ – Rita Ora poston imazhe nga plazhet në Sydney

S.B.

Reperi Kid Cudi nderoi Kurt Cobainin duke veshur një fustan dhe xhemper si legjenda e “Nirvana”

S.B.

‘Duke u përpjekur të bëj një foto’ – Dafina duket e mrekullueshme në imazhet e reja

S.B.

Lista me 23 yjet e famshme që refuzojnë të krijojnë profile në rrjetet sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...