Agjencia Zhurnal.mk.

Inflacioni në Eurozonë arrin në 3 për qind, niveli më i lartë brenda një dekade

Inflacioni në Eurozonë ka arritur nivelin më të lartë brenda një dekade, duke rritur kështu edhe presionin ndaj Bankës Qendrore Evropiane për të ngadalësuar ritmin e blerjeve të obligacioneve.

Në muajin gusht, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Eurozonë u rrit në 3 për qind nga 2.2 për qind që ishte në muajin korrik. Rritja tejkaloi pritshmëritë e shumicës së ekonomistëve.

Normat më të larta të inflacionit në nivelin 4.5 deri në 5 për qind u vunë re në Estoni, Lituani dhe Belgjikë. Vetëm katër vende të Eurozonës tani kanë inflacion nën nivelin 2 për qind, nga 16 vende në mars.

Rritjet e çmimeve u nxitën nga rimëkëmbja ekonomike pas ndikimit të pandemisë COIVID-19, si dhe nga kostot më të larta të energjisë dhe pengesat në zinxhirët e furnizimit.

Vitin e kaluar, çmimet e energjisë janë rritur me 15.4 për qind, çmimet e alkoolit dhe duhanit janë rritur me 2 për qind dhe çmimet e mallrave industriale janë rritur me 2.7 për qind. Inflacioni bazë, duke përjashtuar çmimet më të paqëndrueshme të energjisë, ushqimit, alkoolit dhe duhanit, u dyfishua në 1.6 për qind, niveli më i lartë që nga viti 2012.

Shumica e ekonomistëve presin që inflacioni të ulet përsëri vitin e ardhshëm, pasi të zbehet ndikimi i faktorëve të përkohshëm. BQE pritet të nisë një ngadalësim të blerjes së bonove nën programin e saj të blerjes në periudhën e pandemisë me vlerë prej 1.85 trilion euro.

Related posts

Zëvendësministri i Financave Nikolloski në takimin pranveror të FMN-së dhe BB-së në Uashington

D V

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

Xh M

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy