Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Informacioni i vjedhur nga 235 milionë llogari: Rrjetet sociale të ekspozuara ndaj sulmeve

Rrjedhja masive e fundit tregoi se rreth 235 milionë përdorues të Instagram, TikTok dhe YouTube tani janë të ekspozuar ndaj sulmeve me qëllim të keq. 

Të dhënat e dala u ndanë në disa grupe. Dy më të mëdha, secila që përmbajnë informacione për më pak se 100 milionë përdorues, u mblodhën nga përdoruesit e Instagramit, transmeton Telegrafi.

Grupi i tretë i të dhënave është rreth 42 milionë përdorues të TikTok, dhe më i vogël është rreth pak më pak se katër milionë përdorues të YouTube.

Kompania që zbuloi këtë rrjedhje, Comparitech, zbuloi se rreth një e pesta e përdoruesve kishin zbuluar ose një numër telefoni ose një adresë e-maili.

Compartitech vë në dukje se nuk dihet se sa kohë baza e të dhënave ishte në dispozicion të publikut përpara se ta zbulonin, por që eksperimentet e tyre të tjera treguan se hakerët mund të gjejnë dhe sulmojnë baza të të dhënave të pasigurta në vetëm disa orë.

Postime të ngjashme

Nokia X20 sjell smartfon 5G nën 350 euro

S.B.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

S.B.

Mineralet nga fundi i oqeanit mund të përdoren për prodhimin e baterive të veturave elektrike

S.B.

Facebook dhe Instagram bien përsëri për shumë përdorues

S.B.

Prezantohen 6 telefona inteligjentë të rinj nga Nokia

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...