Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Informatë nga komuna e Tetovës lidhur me situatën pas reshjeve të shiut

Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Sot në komunën e Tetovë u mbajt mbledhja e shtabit të krizës lidhur me situatën pas reshjeve të mëdha të shiut, ku morrën pjesë përfaqësues nga komuna e Tetovës, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhim me kriza, NJKTZ Tetovë, Drejtoria e ujërave si dhe NPK Tetova.

Pas intervenimeve së ditës së djeshme lidhur me minimizimin e dëmeve nga rritja e nivelit të lumenjve pas reshjeve të shiut ditëve të kaluara, sot komuna e Tetovës dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kanë intervenuar në mënjanimin e dheut dhe prurjeve të tjera në rrugën malore Brodec – Veshallë. Gjithashtu do të intervenohet edhe në një pikë më poshtë përgjatë këtij aksi rrugor në malësinë e Tetovës, me qëllim që rruga të jetë plotësisht e kalueshme dhe komunikacioni të mund të zhvillohet pa ndërprerje dhe pengesa.

Nga NPK Tetova, informuan se ekipet punuese të njësisë Ujësjellësi dhe kanalizimi, duke filluar nga 08.01.2020 kanë intervenuar në mënyrë preventive në disa pika kritike në qytet për të parandaluar akumulimin e ujit si pasojë e zënies të rrjetit të kanalizimit atmosferik.

Gjitashtu nga NPK informuan se indeksi i turbullimit të ujit për pije është zvogëluar dukeshëm dhe sot autoritetet e Qendrës për shëndet publik kanë marrë mostra të ujit për të analizuar gjendjen mikrobiologjike dhe cilësinë e ujit për pije dhe për këtë do të informohen qytetarët gjatë ditës së nesërme (13.01.2020). Deri atëherë rekomandojmë që uji nga sistemi i ujësjellësit të Tetovës të MOS PËRDORET PËR PIJE!

Ditëve në vazhdim si pasojë e aktivitetit të ciklonit i cili ka kapur vendin tonë, priten reshje vogla të borës si dhe ulje e konsiderueshme e temperaturave, prandaj njësitë komunale për mirëmbajtje dimërore të rrugëve në koordinim me SPB Tetovë do të bëjnë pastrimin dhe trajtimin e rrugëve me qëllim parandalimin e ngricave dhe zhvillimin e pandërprerë të komunikacionit rrugorë.

Apelojmë që në rast emergjence qytetarët të kontaktojnë numrat 195 dhe 112 Qendrapër menaxhim me kriza si dhe 193 – Brigada për mbrojtje dhe shpëtim pranë NJKTZ – Tetovë

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...