Iniciativa “Gostivari që duam” shprehë revoltë qytetare ndaj kazinove dhe bastoreve

Gostivar, 7 shtator – Anëtarët e iniciativës “Gostivari që duam” përmes një deklarate për media sot në qendër të Gostivarit shprehën revoltën e tyre për numrin e madh të lokaleve që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit mu në shesh të qytetit.

 

Anëtarja e iniciativës Gostivari që dua, Teuta Minahi, u shpreh se kazinotë janë një ndër problemet më të mëdha në qytetin e Gostivarit.

Me shumë lokale që ushtrojnë këtë veprimtari, Minahi tha se Gostivarit nuk i ka hije të identifikohet me një fenomen kaq shkatërrues për rininë dhe shoqërinë në përgjithësi, prandaj si iniciativë qytetare do të angazhohen maksimalisht që situata të ndryshojë dhe Gostivarit t’i rikthehet normaliteti i munguar.

“Jetoj në një pjesë të qytetit ku për çdo ditë përballem me një problem shqetësues për shoqërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam banore e Gostivarit dhe një nënë vetëushqyese e dy fëmijëve të vegjël. Ndoshta, statusi në të cilin ndodhem më ka bërë më të ndjeshme kur flas për të ardhmen e fëmijëve të qytetit tonë. Për fat të keq, është një panoramë sa e shëmtuar aq edhe denigruese për shoqërinë tonë, kur i kemi para sysh traditat pozitive që i kemi si shoqëri dhe qytet. Këto objekte, nuk kanë vend në pjesën qendrore të qytetit”, shtoi Minahi.

Ajo pohoi që në Parlament është në procedurë paralamentare Ligji për Lojërat e Fatit.

“Publikisht kërkojmë dhe i inkurajojmë deputetët dhe veçmas ata të zonës sonë, që procedura të  përshpejtohet dhe sa më shpejt të miratohet dhe vihet në zbatim. Nuk mund të lejojmë që fëmijët tanë para se të mbërrijnë në dyert e shkollave të përballen me pamjet të zymta te vitrinave të Kazinove dhe Bastoreve sportive. Gostivari është një nga pesë qytetet më të mëdha në Maqedoninë e Veriut dhe sot të flasim për këtë dukuri në perceptim fillestar të duket që është demode, por pasi përballemi për këto probleme patjetër se duhet ta ngrisim zërin dhe të kërkojmë zgjidhje”, shtoi ajo.

Nuk mund të mbetemi spektatorë dhe të komentojmë nëpër çajtore dhe  rrjetet sociale dite e natë, tha Minahi, duke shtuar që është lehtë të flasim dhe japim mendime.

Por ne sot jemi këtu që të gjejmë zgjidhje duke konsultuar ekspertet e fushës, duke dëgjuar zërin e çdo qytetari dhe duke përkufizuar afatin e realizimit. Gjendja është e rënduar dhe duhet të marrim përgjegjësi çdo njëri nga ne. Për të  ardhmen e fëmijëve tanë, unë dhe besoj çdo qytetar i Gostivarit, jemi gati të marrim përgjegjësi për Gostivarin që duam”, përfundoi deklaratën para mediave, anëtarja e Iniciativës, Teuta Minahi.

Related posts

KEMM ndau shpërblime për storjet më të mira gazetareske gjatë pandemisë

Z H

Takim i Pendarovskit me komandantin e Gardës Nacionale të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt

Z H

Pa ujë një pjesë e shfrytëuzuesve të Rrugës së Kaçanikit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More