Iniciativa për hapjen e pikës kufitare Miratoc–Llojan

nga Xh M

Preshevë, 19 maj – Komuna e Preshevës ka dërguar sot zyrtarisht një kërkesë në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, për rifillimin e iniciativës për hapjen e pikës kufitare Miratoc–Llojan ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në territorin e Komunës së Preshevës.

Kjo iniciativë buron nga nevojat e komunitetit lokal dhe nga potenciali i madh për bashkëpunim ndërkufitar, në fushat e ekonomisë, tregtisë, lidhjeve sociale e kulturore.

Hapja e kësaj pike kufitare do të lehtësonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, do të nxitë zhvillimin ekonomik të zonës, do të kontribuonte në uljen e papunësisë dhe në forcimin e stabilitetit e bashkëpunimit rajonal.

Iniciativa daton që nga viti 2005, por pas disa zhvillimeve pozitive ligjore dhe politike, ajo meriton të rikthehet në tryezën e bashkëpunimit ndërqeveritar. Komuna e Preshevës ka qenë pjesë e Grupit të përbashkët punues të dy qeverive, mirëpo punimet janë ndërprerë në fund të vitit 2022.

Komuna e Preshevës propozon që të rifillojë puna e këtij grupi dhe të bëhen hetime në terren për përcaktimin e lokacionit më të përshtatshëm për këtë pikë kufitare.

Ne shprehim gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera kompetente, në mënyrë që kjo iniciativë jetike për rajonin të vihet në zbatim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More