Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Iniciativa Qytetare “BOLL MË” filloi me procedimin e rasteve të para kundër EVN dhe KRRE

Tetovë, 4 janar – Këtyre ditëve, nga zyra për asistencë juridike falas e Iniciativës Qytetare “BOLL MË” nën përkujdesjen e profesorit universitar të drejtësisë z. Jeton Shasivari, u fillua me procedimin e rasteve të para të dërguara nga qytetarët shqiptarë të dëmtuar dhe të plaçkitur nga EVN dhe KRRE.

I falënderojmë në veçanti, njerëzit bujarë të vullnetit të mirë, avokatët e mirënjohur tetovarë z. Naser Idrizi dhe z. Vullnet Zenku për kontributin e tyre vullnetar të veçantë në ndihmën juridike falas për konsumatorët e dëmtuar nga EVN dhe KRRE, sidomos për kategorinë më të rrezikuar të qytetarëve shqiptarë nga plaçkitjet dhe zhvatjet e EVN dhe KRRE.

Përkrahjet e tilla vullnetare profesionale të njerëzve bujarë të vullnetit të mirë sikur z. Zenku dhe z. Idrizi na japin vullnet dhe motivacion shtesë për më shumë aktivitete dhe angazhime drejt rrugës së fitores. Jemi të gjithë bashkë në këtë betejë për drejtësi shqiptare, dhe vetëm bashkë do të kemi sukses!

Njëherit apelojmë te të gjithë qytetarët shqiptarë të dëmtuar nga EVN dhe KRRE të paraqiten me rastet e tyre në zyrën tonë, çdo ditë pune 10:00-14:00h. Na priftë e mbara dhe i Madhi Zot na ndihmoftë!

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...