Maqedoni

Iniciativë për standard të ri në krijimin e politikave në Qytetin e Shkupit

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Standard i ri në krijimin e politikave në Qytetin e Shkupit përmes akumulimit të vendimeve për problemet aktuale të përditshmërisë urbane, është qëllimi i iniciativës që do ta prezantojnë sot aktivistët nga Forumi buxhetor qytetar.

Forumi buxhetor qytetar paraqet mekanizëm për demokraci të drejtpërdrejtë, përmes të cilit banorët e Shkupit dhe aktivistët me njohjet e çështjeve lokale do të konsultohen direkt për atë si është e nevojshme të zhvillohet kryeqyteti ynë në vitin e ardhshëm.

Qëllimi i iniciativës është që të shndërrohet në praktikë të përgjithshme të demokracisë direkte autentike, si formë e përfshirjes efektive të qytetarëve në krijimin e politikave lokale, të cilat realizohen përmes buxhetit të Qytetit të Shkupit.

Në konferencën për shtyp, para Qytetit të Shkupit do të sqarohet formati i forumit, do të shpallen pjesëmarrësit e paraqitur nga sektori qytetar dhe do të kumtohen temat të cilat janë në agjendë për debat dhe votim demokratik.

Në forumin të titulluar “Bashkësia ime. Vizioni Im” që e organizon Shoqata për mbrojtje të kafshëve dhe mjedisit jetësor E.D.E.N. në bashkëpunim me Dragana Velkovskan, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit jetësor dhe anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, propozime të tyre do të elaborojnë Në biçikletë, Gorjan Jovanovski (Ajri im), Një mundet, Polio plus, Bëhu i gjelbër, Nëna organike, Anima mundi, Megjashi, Romaltiko, E.D.E.N. ndërsa si mysafirë dhe pjesëmarrës në diskutim do të paraqiten aktivistët shumëvjeçarë dhe qytetarë të angazhuar shoqërorë.

Ngjarja mbahet në kuadër të projektit me të njëjtin emër të cilin shoqata për mbrojtje të mjedisit jetësor E.D.E.N. e zbaton me mbështetje financiare nga Fondacioni Hajnrih Bell.

Postime të ngjashme

Çfarë parasheh rebalanci i dytë i buxhetit që është në procedurë parlamentare?

XH,I

Eurokomesari Varheji për vizitë në Shkup

Z H

Deri të premten nxënësit duhet t’i marrin notat e para

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...