Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Iniciohet projektligji për rregullimin e çmimit të barnave

Partia Demokratike e Kosovës në seancën e sotme plenare ka iniciuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave medicinale. Deputeti Uran Ismaili, ka thënë se ky ligj e mbron xhepin e qytetarëve dhe kthen dinjitetin e farmacistëve të Kosovës.

“Në maj të vitit 2019 si ministër i Shëndetësisë pata nënshkruar udhëzimin administrative për rregullimin e barnave me qëllim që njëherë e përgjithmonë të ndalohet abuzimi me çmime të barnave, për mua dhe qytetarëve të Kosovës implementimi i këtij udhëzimi ka qenë çështje e mbyllur, fatkeqësisht edhe pse u nënshkrua implementimi nuk ndodhi asnjëherë. Përkundrazi pamë kontrata që nënshkruheshin me çmime deri në 2 mijë për qind më të shtrenjta, por edhe pamë qytetarët tanë që ilaçet e 20 eurove i blinin nga 200-300 euro. Fillet e pengesave për këtë u panë në qeverinë Kurti 1, eskaloi në qeverinë Hoti që anuloi udhëzimin dhe pas presionit publik e pezulloi zbatimin e tij”, ka thënë Ismaili.

Ai e ka ftuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, që të përkrahin këtë ligj dhe të mos e vonojnë atë

Postime të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që ti paraprijë atij të 25 korrikut

Lea Muslija

Vuçiqi falënderon policët serbë, thotë se e mbrojtën Kosovën kur u sulmua nga jashtë

Lea Muslija

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...