Injorohen garancat, Specialja ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

 

Vendimi është marrë sot nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.

Në këtë formë, gjyqtari francez paraprak ka injoruar garancën e ofruar nga dy shtete për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit, për të cilat lajmi.net raportoi sot.

Madje, njëra nga shtetet garantuese është edhe direkt kontribuese në Dhomat e Specializuara të Gjykatës.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Lajmi.net ka raportuar gjatë ditës së sotme se dy shtete të fuqishme kanë garantuar për lirimin e Thaçit.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit. Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit. /Lajmi.net/

Related posts

Mot me diell dhe vranët

D V

Molliqaj reagon pas lirimit nga arrestimi: Nuk na çudit zhvendosja ideologjike e Kurtit

R Zh

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com