Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Inspektim në spital pasi nga covid ndërroi jetë një pacient 28 vjeçar

Shkup, 10 dhjetor – Zhurnal.mk – Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar deri tani ka filluar 25 inspektime urgjente, për të gjithë, thënë kushtimisht, pacientët më të rinj. Tre prej tyre janë gjatë javës së fundit dhe nesër do të ketë një inspektim për një pacient 28-vjeçar, i cili vdiq më 8 dhjetor, tha drejtoresha e Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar, Irina Sotirova Buhova.

Në konferencën e sotme për shtyp, në përgjigje të pyetjeve, ajo theksoi se inspektimi i jashtëzakonshëm, si gjithmonë, mbulon të gjithë rrugën e trajtimit të pacientit. Nga mjeku amë deri tek institucioni ku ka vdekur.

Për më shumë nga këto inspektime të jashtëzakonshme, Buhova tha se ata tashmë kanë filluar mbikëqyrjen e ekspertëve tek Ministria e Shëndetësisë dhe Oda mjekësore. Pas përfundimit të tyre, siç shpjegoi, ata do të japin përgjigje më specifike nëse ka pasur lëshim mjekësor apo lëshim në trajtim.

E pyetur nëse deri tani, nga gjitha mbikëqyrjet, kanë gjetur neglizhencë mjekësore në trajtim, Buhova tha se kjo nuk është përgjegjësi e ISHSHS-së.

Buhova informon se nga java e kaluar e deri sot, 11 mbikëqyrje ekspertësh janë duke u zhvilluar për pacientët e vdekur. Tre janë shtesë, krahas tetë vijuese, që nga java e kaluar. Këto mbikëqyrje kërkojnë më shumë kohë, sepse siç sqaroi, duhet të ndiqet tërë kursi i trajtimit nga mjeku amë, trajtimi në shtëpi, udhëtimi përmes kujdesit urgjent mjekësor e deri tek institucioni i përshtatshëm dhe shtrimi në spital.

Postime të ngjashme

Si u keqpërdorën të dhëna nga qytetarët për të marrë kredi të shpejta

T E

Petkovski: Diaspora e ndihmon shtetin, e logjike të jetë pjesë e regjistrimit

T E

Mickoski: Zaevi me forcë shtyu në Kuvend votëbesimin e Qeverisë

T E

Për herë të parë UT-ja merr ndihmë konkrete nga një ministri

T E

Qeveria merr 700 milionë euro të tjera borxh

T E

Kuvendi i votoi besim Qeverisë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...